Manchester United barazoi në derbin e xhiros së nëntë në Premierligën angleze me Chelsean me shifrat 2:2 në stadiumin ‘Stamford Bridge’, raporton Insporti.com. Golin e parë për klubin nga Londra e ka realizuar Rudiger në minutën e 21-të. Ai shënoi një gol me kokë pas një rivënie nga këndi. Manchester United i ka barazuar shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga Martial në minutën e 55-të. United ka kaluar në avantazh me golin e realizuar nga Martial në minutën e e 73-të i cvili shënoi gol të bukur brenda zonës së rreptësisë. Chelsea barazoi në 2:2 me Barkleyn në minutën e 96-të. Chelsea ndodhet e dyta me 20 pikë kurse United zë pozitën e shtatë me 13 pikë.