Erbil, 25 shtator – Në Kurdistanin Irakian filloi numërimi i fletëvotimeve pas prononcimit të sotëm në referendumin për pavarësim të këtij rajoni autonom. Pritet që qytetarët me shumicë të madhe të prononcohen për pavarësim të Kurdistanit Irakian, njofton DPA. Në 2065 vendvotime, 5,6 milionë njerëz me të drejtë vote kanë mundur të përgjigjen në pyetjen e referendumit: Se nëse dëshironi që rajoni Kurdistan dhe rajonet kurde rreth tij të bëhen shtet i pavarur?.