Romë, 22 shkurt – Në më shumë se dhjetë qytete në rajonet italiane Lombardia dhe Veneto një javë do të mbyllen të gjitha shkollat, dyqanet dhe restoranet për shkak të përhapjes së koronavirusit në atë vend.
Urdhëresën e parë të cilën e dha Ministria italiane e Shëndetësisë, përfshiu dhjetë qytete rreth Lodit, në juglindje nga Milano, por disa qytete jashtë atij rajoni, siç është Kremona, kanë vendosur kufizimet e tyre.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, prejse në Itali janë konfirmuar 30 raste të koronavirusit, nga i cili vdiqën dy persona.
Njëkohësisht, sot në Romë arritën 19 shtetas italian të cilët dy javët e fundit ishin në karantinë në kruzerin “Dajmond princes”, të ankoruar në portin kinez Jokohama. Ata menjëherë janë transferuar në bazën ushtarake Çekinjola, ku do të mbesin në izolim edhe dy javë.