Shkup, 5 maj – Në orën 19, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore mund të votonin në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit, njofton Koha.mk
Gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve mund të votonin në 3,480 vendvotime në Republikë dhe 32 jashtë vendit në gjashtë zgjedhjet presidenciale. Vendet e votimit u hapën në orën 7:00.
Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 është 38,23 për qind. Votimi po zhvillohet rrjedhimisht dhe nuk ka paraqitje për parregullsi në vendvotime, informon në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski.
Potencoi se është e dukshme se do të tejkalohet cenzusi i nevojshëm për sukses të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh atë se këto janë të dhëna deri në orën 17:00, është e qartë se nevojiten edhe disa për qind për t’u tejkaluar cenzusi.
Derkovski theksoi se dita e zgjedhjeve kaloi pa shkelje serioze të procesit të votimit.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët mund të zgjedhin midis kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova.
Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.
Dje, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës e realizuan personat në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, personat e shpërngulur brenda vendit, si dhe personat e sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.
Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor këshillat zgjedhore i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ-ja kompetente më pas i përmbledhë rezultatet e votimit, përpilon procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ-së.
KSHZ-ja rezultatet preliminare nga votimi të pranuara përmes rrugës elektronike i publikon në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. (koha.mk)