Autoritetet franceze kanë mbyllur plazhet në jug-perëndim të Francsë pasi disa pako me kokainë dhe droga të tjera vazhdonin të shfaqeshin çdo ditë përgjatë bregdetit të Atlantikut.
Që nga muaji i kaluar, deri tani janë shfaqur rreth 900 kilogramë drogë, raportojnë mediat franceze.
Zyrtarët thonë se kokaina është në mënyrë ekstreme e pastër, dikur rreth 83 për qind, duke paralajmëruar njerëzit të cilët mund t’i gjejnë pakot të mos i prekin ato por të lajmërojnë Policinë, transmeton Koha.net.
Kjo nuk i ndaloi disa nga tentimi që t’i fusin duart në këto pako, vlera e të cilave mund të kapte miliona euro, duke bërë që policia të mbyllë plazhet dhe të fillojë patrullimet.
Hetuesit francezë janë duke punuar me homologët evropianë si dhe me Agjencinë Amerikane të Drogës për të provuar të kuptojnë se si po shfaqen këto pakot me drogë në bregdet.