Në Meksikë janë mbyllur katër plazhe turistike për shkak të vërshimit të naftës, lajmëruan mediat lokale.
Masa, e ndërmarrë nga reparti për mbrojtje civile, erdhi prejse është zbuluar njolla e naftës tetë kilometërshe që i goditi qytetet nga Las Flores deri në Union.
Ende nuk dihet arsyeja e vërshimit. Ekipet për raste urgjente janë mobilizuar për ta pastruar ndotjen nga nafta.