Athinë, 19 nëntor – Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe borës, me vendim të kryetarëve të komunave, në tri komuna greke në pjesën veriore të Greqisë sot janë mbyllur shkollat fillore dhe të mesme, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kryetarët e Lerinit, Prespës dhe Grebenit sollën vendim që shkollat fillore dhe të mesme të mos punojnë sot në komunat e tyre, duke pas parasysh se qytetet dhe fshatrat janë nën borë.
Nga shkaku i njëjtë, nuk do të punojnë as shkollat në dy fshatra të komunës Kozhani.