Andërlehti është dënuar nga UEFA, për shkak të çmimit të lartë që klubi belg u vendosi tifozëve udhëtues në “Champions League”.
Kështu, për të ndjekur takimin që Andërlehti humbi me rezultatin 1-2 ndaj Bajernit, një tifoz gjerman duhet të paguante rreth 100 euro për biletë. Kjo solli edhe reagimin e ashpër të tifozëve bavarez, të cilët reaguan nëpërmjet mënyrave të ndyrshme për të kundërshtuar këtë shifër të ekzagjerua, mes të cilave ishte edhe hedha e eurove fallco në fushën e lojës.
UEFA nuk ka qëndruar në heshtje në këtë rast, teksa ka dënuar klubin e Andërlehtit, për t’i rikthyer tifozëve mesatarisht 30 euro për biletë nga përfitimet e marra gjatë atij takimi.