Kriza e ringjallur me Jemenin, pretendimet e grupit Huthi, arrestimet e një pas-njëshme, incidenti tragjik me helikopterin dhe zgjedhjet në ardhje, gjithë këto elemente krijuan një atmosferë konfuze në Arabinë Saudite. Këto dite përveç këtyre ngjarjeve te “çuditshme” në vend po flitet për një ngritje të hovshme të princit të ri, Muhammed bin Salman. Por kush është ky princ që me plot-dinakëri po sfidon konkurrentët e tij?
Sipas mediave ndërkombëtare dhe deklaratave të analistëve gjeopolitik, tranzacionet politik që po përjeton Arabia Saudite këto ditë, nuk është as i thjeshtë e as pa dhimbje: pushteti po kalon befas tek gjenerata e re e shtëpisë së Saudëve, dinasti e cila deri më tani është qeverisur gjithmonë nga fëmijët e shumtë të themeluesit të Mbretërisë, Mbretit Abd al-Aziz. Këto ngjarje pa dyshim kanë shkaktuar një ngjitje të papritur tek “princi i tregimeve” Mohammed bin Salman, biri i sovranit aktual, i cili ishte caktuar nga babai i moshuar, si trashëgimtar i fronit në kurriz të kushëririt të tij Mohammed bin Nayef. Sipas gjeo-politikanëve ai ka sjellë padyshim një kthesë vendimtare, si për dinamikën e brendshme të dinastisë, ashtu edhe atyre të mbretërisë, e cila mban kujdestarinë e vendeve të shenjta të Islamit.
Muhammed bin Salman, i cili përveç se është një princ i kurorës, gjithashtu është ministër i Mbrojtjes dhe nënkryetar. Ai ka lindur në vitin 1985 dhe është vetëm 32 vjeç! Është themeluesi i institucionit Anti-Korrupsion, përmes të cilit kishte eliminuar princërit te cilët ishin afër me princin Najif i cili shihej si njëri prej kandidatëve më me potencial për mbretëri. Për të shpesh thuhet se është shumë temperamentar dhe ambicioz, por ai ka deklaruar haptas se qëllimi i tij kryesor është “sheriati i moderuar”. Ai në standardet e Arabisë Saudite mund të konsiderohet gjithashtu si një revolucionar. Ai gjen mbështetje nga te rinjtë kurse pjesa konservatore mban armiqësi. Sipas mediave arabe ai është princi i cili është më i afërt me perëndimin, kuptohet shumë mirë me presidentin e ShBA-së Donald Trump dhe me liderët e tjerë te BE-së I quajtur “MBS” nga mbështetësit e tij të rinj të elitës saudite, Mohammad bin Salman dëshiron të zgjojë vendin e tij, liderin e botës sunite, para se Irani t’i eklipsojë të gjithë, duke u bërë fuqia dominuese dhe e pakalueshme në Lindjen e Mesme, si lider i botës shiite, që kur ndërhyrja amerikane ka vendosur shumicën shiite në komandat e vendit. Ai ka kuptuar që sot Irani është fuqia në rritje e Lindjes së Mesme dhe se dinastia e tij nuk mund ta sfidojë, pa hedhur tutje arkaizmin e pamundur në të cilin jeton prej dekadash, kjo pretendohet të jetë arsyeja pse ai lejoi gratë të ngasin makina, dëshiron që të financojë një tranzicion post-naftës duke privatizuar pjesë të sektorit publik.
Përveç lëvdatave qe ka nga senatorja mbretërore ai po ashtu kritikohet rëndë, sidomos pas ngjarjeve të fundit ai akuzohet si një “kukull” i ri i ShBA-së nga dhe ka gjetur mbështetje te fuqishme për të zbatuar një “grushtet” te mirë-planifikuar. Si përfundim një tjetër informacion te “çuditshëm” rreth tij: Ai është i vetmi princ që ka vetëm një grua, princeshën Sarah bint Mashhoor bin Abdulaziz Al Saud, dhe nga ajo ka 4 fëmijë.