Një nënë ka mbetur e mbuluar me plagë dhe gërvishtje pas përpjekjeve për të mbrojtur vajzën e saj të vogël, kur ato ishin kapur në befasi nga një tornado i rrezikshëm.
Stuhia masive ndodhi në juglindje të Queensland, duke sjellë rënie të breshrit të një madhësi e sa topi i tenisit. Banorët e Tansey, një qytet i vogël 250 km në veri të Brisbanit, u zgjuan të premten nga stuhia e frikshme, e cila shkatërroi shtëpitë dhe fermat.
Fiona Simpson po shëtiste me gjyshen dhe foshnjën e saj gjatë stuhisë, kur copëzat e akullit ranë mbi trupin e tyre. Gruaja ka pësuar prerje në fytyrë dhe shpinë, ndërkohë që vajza e saj e vogël është goditur nga një kokërr e madhe breshëri në kokë, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të nënës për të mbrojtur fëmijën me trupin e saj. Gruaja i ka postuar fotot në Facebook duke shkruar:-“Mësova se kurrë nuk do të shëtis apo drejtoj makinën në kohë të keqe”.