Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ECE) sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave kërkon nga shteti të sigurojë implementim konsekuent të Ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare. Sipas shoqatës, gratë viktima nga dhuna përballen me mbrojtje juridike dhe gjyqësore të pamjaftueshme dhe joefikase për ç’arsye kërkohet edhe sigurim i ndihmës gjithpërfshirëse juridike pa pagesë për këto viktima.
Nga shoqata vlerësojnë se ende ekziston trendi i dënimit më të butë të kryesve të dhunës familjare, ndërsa një pjesë e vogël e padive të paraqitura penale procesohen. “Sipas analizës nga të dhënat e grumbulluara nga gjykatat themelore, një e katërta e padive të paraqitura penale që gjatë procedurës së prokurorisë hidhen poshtë. Nga paraqitjet e hedhura poshtë penale, mesatarisht 44 për qind janë rezultat i tërheqjes së propozimit për ndjekje penale nga ana e viktimës për vepër penale lëndim trupor apo dhunë familjare. Prej këtej, mjaft qartë del se viktima për veprën penale lëndim trupor gjatë dhunës familjare, drejtpërdrejtë apo jodrejtpërdrejtë qoftë nga dhunuesi qoftë nga familjari është e detyruar ta tërheqë propozimin, ndërsa me vetë atë kryesi të mos nxirret para gjykatës dhe dënohet”, thuhet në kumtesë.