Mbrojtja shqetëson Juventusin, 13 gola në 11 ndeshje

6

Një zile alarmi e kuqe patjetër që ka rënë te Juventusi, teksa pas humbjes së parë në shtëpi, ndaj Lacios, po ngrihen pikëpyetje mbi dobësitë mbrojtëse të treguara në këtë fillim të sezonit. Alegri, për më tepër, në prag të lojës ishte i qartë. “Unë di vetëm një gjë, se në dekadën e kaluar vetëm një vit kemi fituar me ekipin që kishte mbrojtjen e dytë më të mirë. Për pjesën tjetër, Juventusi gjithmonë e ka fituar kampionatin me mbrojtjen më të mirë, gjithmonë, gjithmonë. Dhe në fund kjo gjë do të dalë. Dhjetë vitet e fundit e kanë thënë këtë, ndoshta këtë vit mund të ndodhë në anën tjetër, por unë mendoj se është e vështirë “. Duket qartë që te Juventusi ka disa shqetësime, duke pasur parasysh se, pas 11 ndeshjeve të para konkurruese në kampionat dhe kupë, bardhezinjtë kanë arkëtuar tashmë 13 gola. Tetë më shumë se vitin e kaluar. Në mënyrë të pashmangshme kanë rënë edhe pikët mesatare, nga 2.5 në 2. Këtu peshojnë 6 golat e pësuar në Superkupën e Italisë dhe Çampions, kundër Lacios dhe Barcelonës. Duke u shtuar këtyre shtatë gola të tjera në kampionat, këtë sezon, konstaton se Juventusi ka mbrojtjen e katërt më të mirë në Seria A, pas Napolit, Interit dhe Romës. Trajneri Alegri nuk e ka gjetur ekuilibrin e këtij reparti pas largimit të Bonuçit drejt Milanit. Ai ka përjetuar qarkullim të shfrenuar lojtarësh në prapavijë, në role të ndryshme, gjë që ka të bëjë me vështirësitë e hasura nga partnerët e Kielinit dhe Barzalit. Ndjenja është, në të vërtetë, se edhe pse nuk ka alarm të veçantë, diçka pas saj mund të regjistrohet edhe falë rikuperimit të De Shilio dhe Hovedes. Dy blerje të reja, që po kalojnë lëndime, nuk kanë luajtur praktikisht.

Comments are closed.