Shkup, 13 shkurt – Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve për Qeverinë e Republikës të Maqedonisë së Veriut janë një ndër prioritetet kryesore. Qytetarë të shëndoshë do të thotë qytetarë më të lumtur, të cilët mund të fitojnë për vete dhe për familjen e tyre dhe aktivisht të marrin pjesë në të gjithë shoqërinë tonë.
Sivjet në Buxhet për mbrojtje shëndetësore janë ndarë mjete në vlerë prej 30 miliardë denarë, që është për dy miliardë më shumë krahasuar me vitin 2018, duke krijuar sistem shëndetësor të sigurt dhe të fuqishëm, që do të ofrojë shërbime të përkryera për të gjithë.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në Forumin kombëtar për shëndetësi të titulluar ” “Për jetë më të shëndetshme: rruga drejt mbrojtjes cilësore dhe efikase primare shëndetësore në Republikën e Maqedonisë”, që e organizon Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Republika e Maqedonisë së Veriut njëkohësisht, theksoi, përmbush njërën nga 17 qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030 të KB-së. Potencoi se në fokus të Qeverisë është që të sigurojë dhe garantojë se mbrojtja shëndetësore primare do të jetë shtyllë bartëse e të gjithë sistemit shëndetësor. Por, në të njëjtën kohë, theksoi, mbrojtja shëndetësore primare e paraqet edhe qasjen e përgjithshme të shoqërisë ndaj shëndetit të njerëzve gjegjësisht ndaj synimit që shërbimet shëndetësore sa më shpejt dhe sa më afër të arrijnë deri te qytetarët dhe të përshtaten në nevojat e tyre.
Për këtë, sqaroi, mbrojtja shëndetësore primare duhet ta njohë rolin të cilin e kanë të gjithë sektorët e tjerë, duke filluar nga financat dhe industria e deri te arsimi, bujqësia dhe planifikimi urbanistik.
“Njëkohësisht mbrojtja shëndetësore primare duhet të sigurohet këto sektorë janë të vetëdijshëm për ndikimin e vendimeve të tyre mbi rezultate shëndetësore dhe këtë gjithmonë ta kenë në mendje gjatë procesit të marrjes së vendimeve”, shtoi Zaev.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se krahas përmirësimit të niveleve më t larta të mbrojtjes në sistemin shëndetësor, mbrojta shëndetësore primare mbetet bazë kryesore për avancimin e shëndetësisë.
“Prioritetet tona për parandalim dhe kujdes për sëmundjet prevalente infektuese dhe joinfektuese, si dhe faktorët e tyre të rrezikut, çrregullimet mentale, por edhe përmirësimi i kujdesit për nënat me fëmijë, kujdesi për personat e moshuar dhe grupet e ndjeshme, gjegjësisht shëndeti të bëhet realitet pa marrë parasysh moshën dhe statusin socio-ekonomik. Banka Botërore është kyçur me vlerësim të sistemit për shëndetësor me fokus të veçantë në mbrojtjen shëndetësore primare. Kërkojmë model të ri që do të përgjigjet në sfidat dhe do të bazohet në përforcimin e mbrojtjes shëndetësore primare si bazë për sigurimin e shëndetit më të mirë dhe sistem shëndetësor në përgjithësi”, tha Filipçe.
Drejtori i Repartit për sisteme shëndetësore dhe shëndet publik në suaza të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge tha se vitin e kaluar të gjitha vendet në botë kanë arritur pajtueshmëri që të përforcohet mbrojtja shëndetësore primare për shkak të arritjes të rezultateve sa më të mira shëndetësore.
“Vendi juaj është i pari në botë i cili e ka funksionalizuar këtë qëllim. Në vendin tuaj ka shumë bazë të mirë ku mund të sendërtohen rezultatet. Me rëndësi të jashtëzakonshme është vullneti politik që të përforcohet mbrojtja shëndetësore primare, e cila është më afër njerëzve, komunitetet dhe ekonomikisht më e afrueshme dhe në një kohë më të afërt mund t’ua sigurojë ajo që u nevojitet njerëzve”, theksoi Kluge. (koha.mk)