Shkup, 22 janar – I akuzuari Bojan Ivanovski gjendet në paraburgim gjashtë muaj dhe është dërguar në kontroll 60 herë. Kjo është torturë dhe e shndërron masën e paraburgimit në dënim. Këtë e theksoi mbrojtja e të akuzuarit Jovanovski, duke e elaborua sot para Gjykatës së Apelit Shkup, ankesën për masën e vazhduar sipas pikës 1, rrezik nga arratisja.
Gjykata e Apelit në fillim e nxori parashtresën me shkrim nga Prokuroria e lartë, me të cilën kërkon të refuzohet si një ankesë e pabazë e Bojan Jovanovskit pas vendimit të shkallës së parë dhe thekson se në tërësi janë plotësuar kushtet për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Mbrojtësi i Bojan Jovanovskit, avokati Sasho Dukovski, reagoi në, siç theksoi, joseriozitetin e gjykatësve.
“Nuk është funksion i gjykatësve të përcaktojnë shkallë të përgjegjësisë penale në procedurë. Ata tani më e kanë dënuat. Këshilli penal tani më e ka të drejtën të vendos për shkallën e përgjegjësisë”, deklaroi Dukovski,
Theksoi se kanë pabarazi të armëve, duke e pasur parasysh se tani më dy seanca me radhë shtyhen për shkak të sëmundjes së avokatëve të Katica Janevës.
“Si të përgatis mbrojtje me një të sëmurë. I akuzuari Bojan Jovanovski gjendet në paraburgim gjashtë muaj dhe është dërguar në kontroll 60 herë”, ka thënë Dukovski.
Avokati theksoi raport të ri mjekësor nga 14 janari i vitit 2020 nga një subspecialist.
“Kirurgu abdomenal propozon operacion menjëherë dhe thotë për regjim të rreptë higjienik-dietal duke e pasur parasysh lezione të shpeshta ulcerative”, theksoi Dukovski.
Theksoi se nuk mund të paktën dhjetë mjekë dhe subspecialistë t’i konstatojnë punët e njëjta dhe kërkojnë regjim të rreptë higjienik-dietal dhe operacion, ndërsa prokuroria të kërkojë vazhdim të masës së paraburgimit.
“Kjo është torturë dhe e shndërron masën e paraburgimit në dënim”, deklaroi Dukovski.
Vendimi do të dorëzohet përmes gjykatës së shkallës së parë.