Shkup, 10 prill – Në Gjykatën Penale sot duhej të fillojë seanca për lëndën e PSP-së “Tank”, por me kërkesë së avolatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për përjashtimin e Këshillit gjyqësor, Gjykata dha një orë pauzë.
Kërkesa, siç sqaruan avokatët, është për shkak të kësaj që prokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë deklaratë në televizionin ndërkombëtar se ka gjykatës të cilët veprojnë rreth lëndëve të PSP-së, ndërsa kanë qenë të përgjuar.
Avokati ka kërkuar edhe përjashtimin e kryetarit dhe zëvendësve të kryetarëve në Gjykatën e Penale dhe të Apelit.
Në seancë, u paraqitën ish-kryeministri Nikolla gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove.
Në seancën për lëndën “Tank” ku nga PSP-ja morën pjesë prokurorët Lençe Ristovska dhe Stevço Donev, duhet të dëgjohen CD-të, si dhe të merren në pyetje tre dëshmitarët të aktakuzës dhe të prezantohen edhe dëshmi të tjera materiale.
Sipas aktakuzës, në periudhën nga shkurti deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të zbatojë furnizim publik në të cilën Ministria do të blejë automjet të ri të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP përfaqësues gjeneral dhe distributor i automjeteve nga brendi “Mercedes”.