Shkup, 3 korrik – Me kërkesë të avokatëve sot është anuluar seanca për rastin Kështjella 2. Siç janë shprehur avokatët, ata kanë qenë të angazhuar pak kohë para se të fillojë seanca dhe për këtë arsye kanë kërkuar që kjo seancë të shtyhet. Seanca e re është caktuar më 26 shtator. Përveç se në këtë rast, Groran Grujovski akuzohet edhe në rastet “Target” dhe “Kështjella 2”, të cilat PSP i ka bashkuar në një aktakuzë. Ai është në mesin e 18 personave për të cilët PSP ka kërkuar arrest, por gjykata ka refuzuar propozimin dhe ka caktuar masë kujdesi, gjegjësisht i është marrë pasaporta dhe është i obliguar që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.