Mbrojtësi anglez Ashley Young e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një vit tjetër, njoftoi klubi të hënën pasdite.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit pritej të mbaronte në fund të këtij sezoni, por me zgjatjen e kontratës të hënën, ai do të mbetet në Old Trafford deri në vitin 2020 të paktën, transmeton Gazeta Express.
Young ka luajtur rol kyç për Djajtë e kuq këtë sezon, duke u paraqitur në 24 ndeshje në të gjitha garat, përkundër konkurrencës nga Diogo Dalot dhe Antonio Valencias për një vend titullari në krahun e djathtë.
Mbrojtësi i Anglisë është pjesë e Unitedit tash e nëntë sezone, klub me të cilin e ka fituar Premierligë, Fa Cup, Evropa Ligën dhe Carabao Cup.
Ai i ka regjistruar 227 paraqitje për klubin.