Mbrojtësi i Real Madridid Theo Hernandez ka mbërritur në Milano për vizitat mjekësore me kuqezinjtë. Mbrojtësi i majtë ditët e fundit ka negociuar transferimin në San Siro dhe gjithçka duket e mbyllur tashmë. Ai do të firmosë për 20 milionë euro dhe nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje huazimi.
Hernandez ka mbërritur të martën për vizitat mjekësore, por do të bëjë edhe një seancë tjetër ditën e mërkurë, përpara se të firmosë kontratën e re me Milan.