Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së martës kundër Lecces, pasi e kafshoi rivalin e tij në fushë, Guilo Donati. VAR-i ndërhyri për ta larguar nga ndeshje futbollistin e Lazios.
Incidentet me kafshim kanë ndodhur edhe më parë në futboll, mirëpo këtë herë nuk ishte i përfshirë Luis Suarez, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq për shkak se e kafshoi lojtarin e Lecces, Guilo Donatin, pas një konfrontimi në fund të ndeshjes.
Lazio e humbi ndeshjen me rezultat 2:1, duke e vazhduar kështu ecurinë e dobët pas humbjes kundër Milanit dhe nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’iu afruar Juventusit, që humbi të martën gjithashtu, në luftën për titull.
Patric takes a bite out of Donati. Luis Suarez would be proud. #LecceLazio pic.twitter.com/cAZIiIVpil
— Peter Alegi (@futbolprof) July 7, 2020