Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, mungoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Burnleyt, që përfundoi me rezultat 2:2, për shkak të një lëndimi të gjurit, Mirëpo, ai u fut në aksion kur një zënkë filloi në fund të ndeshjes. Chelsea i humbi mbrëmë dy pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në top katërshe të Premierligës, për ta siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Burnleyn, njofton Gazeta Express, transmeton gazeta Koha. Antonio Rudigerin u detyruan ta ndalin rojet e sigurimet, pasi ai e filloi një zënkë me trajnerin e portierëve të Burnleyt, Billy Mecer.
Trajneri i portierëve të Chelseat, Massimo Nenci, dhe trajneri i ushtrimeve fizike, Paolo Bertelli, u përfshinë gjithashtu në këtë përleshje. Që të dy dukeshin të zemëruar me Mercerin. Përleshja filloi përreth fushës së stadiumin “Stamford Bridge”, mirëpo vazhdoi edhe gjatë kohës kur personat e përfshirë po futeshin në tunel për të shkuar në zhveshtore.