Mbrojtësi gjerman pëson lëndim të frikshëm në kokë

Momente ankthi dhe frike në Rusi gjatë ndeshjes mes PFC Sochi dhe Lokomotiv Moskë. Mbrojtësi gjerman Benedikt Howedes, ish-mbrojtësi i qendrës së Juventusit dhe kampion bote me Gjermaninë, ishte viktimë e një dëmtimi të rëndë në kokë. Gjatë ndeshjes, mbrojtësi pati një përplasje në ajër me Anton Zabolotny. Për pasojë, u dëmtua rëndë në kokë, duke humbur shumë gjak.

Edhe pse gjendja nuk ishte aspak e mirë, Howedes vendosi të vazhdojë lojën, duke mbajtur në kokë një fasho. Gjithsesi, pas disa minutash dhe për shkak të çarjes së thellë, lojtari u detyrua të braktisë fushën e lojës.

Dhimbja kalon, pikët janë ato që duhen”, tha Howedes përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregon gjendjen e tij fizike. Nuk dihet nëse lojtari do të luajë me skuadrën e Lokomotiv Moskë në Champions League, në takimin ndaj Bayer Leverkusen.