Atletico e Madridit duket se ka hequr dorë nga Elseid Hysaj, pasi është vetëm një hap firmës me mbrojtësin 29-vjeçar të kombëtares angleze, Kieran Trippier. Ky i fundit, sipas mediave angleze, pritet të mbërrijë sot në Madrid, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për të firmosur një kntratë 5-vjeçare me Los Colchoneros.
Nga ana tjetër, klubi i Diego Simeones pritet të paguajë rreth 25 milionë euro në arkat e Tottenhamit, për kartonin e mbrojtësit të djathtë anglez. Kieran Trippier iu bashkua “Spurs”-ave në verën e 2015-ës për shifrën e 7 milionë eurove nga Burnley, por pas 4 sezonesh është gati të nisë një aventurë tjetër në Spanjë.
Vlen të theksohet se klubi madrilen kërkoi prej kohësh mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj, por nuk arriti të gjejë marrëveshjen me Napolin, ndaj duket se ka hequr dorë, për t’u përqendruar te Trippier.