Shkupi, 25 tetor – Në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “SkupiFest” (ora 20.00) sonte do të ngjitet në skenën e Qendrës kulturore rinore shfaqja “Mbreti Ibi”, sipas veprës së Alfred Jarry dhe regji nga Goran Jevtiq, produksion i DEV9T FESTIVAL( Beograd, Serbi), shkruan gazeta KOHA.
Pjesa Teatrore “ Mbreti Ibi” është vepër që lidh zhanrin vodëvil me vulgaren, humorin pervers, që rezulton duke treguar anën e ligë e natyrës njerëzore, përmes një akti komik. Shfaqja është bërë spontanisht, pothuajse si një thirrje për betejë,si mjeti i vetëm i aktorëve për t’ a shprehur qëndrimin e tyre ndaj mjedisit i cili artin e trajton si një formë parazitare, dhe mundohet që ta asfiksojë dhe ta zhbëjë.
Në të interpretojnë aktorët Goran Jevtiq, Mirjana Djurdjeviç, Viktor Kish, Katarina Jovanoviç, Dimitrije Stajiq, Sava Stojanoviç Marko Milosheviç, Sasha Niçiforoviç dhe Nemanja Rafailoviç. Ngjarjet zhvillohen në një fabrikë të braktisur të tullave, një tokë të pajetë dhe të papastër, që duket postapokaliptike dhe metaforikisht paraqet planetin në ditët e sotshme. Aktorët janë vendosur, në një instalacion të skulpture prej njërit nga artistët më të talentuar bashkëkohorë, Viktor Kish, ndërsa atmosfera është plotësuar me filmat e Sërgjan Çesiq dhe Jonathan English, si dhe një krijim kostumesh ekstravagante nga Tijana Pavlov.
Muzika e kompozuar nga Nemanja Aqimoviç, e cila bashkë me komponentët e tjera, si dhe përmes një trajtimi më ndryshe të veprës së njohur, na sjell në një botë re, me një Ibi apokaliptik…Mbreti Ibi e vendosur si një performancë e luajtur, përmes së cilës ne duam të shprehim mendimin tonë për atë se çfarë po ndodh në botën bashkëkohore – luftërat, refugjatët, të drejtave dhe lirive të njeriut, mediat, morali, mashtrimet, lakmia e pushtetarit, autoritetit, paraja, diktatura, dallimet klasore… (koha.mk)