Mbreti i Norvegjisë shtrihet në spital

16

Oslo, 25 shtator – Mbreti i Norvegjisë Haralld i V-ti, u hospitalizua sot në spitalin universitar në Oslo, kumtoi Pallati Mbretëror pa dhënë detaje të tjera.

Mbreti është në pushim mjekësor, shtoi pallati, transmeton DPA.

Djali i tij, princi i Kurorës, Hakon, do ta zëvendësojë atë sot dhe do të kryesojë me seancën e këshillit shtetëror me kabinetin, thuhet në kumtesë.

Haralld, 83 vjeç u bë mbret në vitin 1991.

Comments are closed.