Liverpool është nisur për në Spanjë të martën, ku do të vijojë stërvitjen në Marbella në prag të finales së Champions League. Një zgjedhje e trajnerit Klopp dhe e stafit për t’u stërvitur në kushte klimatike më të mira se në Angli. Gjatë udhëtimit me avion Alex Oxlade-Chamberlain ka zbuluar të gjithë veprimet e lojtarëve të “Reds”.
Më së shumti ka spikatur Mohamed Salah, i cili është shtrirë në dyshemenë e avionit për të marrë një sy gjumë, teksa të gjithë lojtarët kishin rënë në qetësi.
“Duke fjetur si fëmijë. Mbreti i Egjiptit, pa shikojeni atë. Këtë bëjnë mbretërit e Egjiptit. Ata vetëm dinë të flenë”, dëgjohet të thotë ish-lojtari i Arsenal, ndërsa Salah vetëm buzëqesh dhe vijon të flejë në qetësinë e tij.
Më pas është një video tjetër me Dejan Lovren, i cili duket i shastisur, teksa të gjithë shokët janë duke fjetur gjumë dhe ai lëviz nëpër korridorin e avion pa ditur ç’të bëjë.
“Pa shikojeni këtë, shokët kanë rënë për të fjetur dhe ky s’dinë çfarë të bëjë”, thotë Oxlade-Chamberlain në një video tjetër me mbrojtësin kroat.
https://twitter.com/i/status/1130526654634299392