Mbreti i Arabisë Saudite, me padyshim di si të udhëtojë me stil. Në vizitën e tij të parë si mbret në pothuajse gjysmë shekulli, Mbreti Salman Abdul Aziz al-Saudi, ka arritur në Indonezi të mërkurën për një vizitë nëntë ditore në disa vende të Azisë. Mbreti do të qëndrojë disa ditë në Jakarta dhe në West Java, e më pas do udhëtojë për në Bali, Kinë, Japoni dhe Maldive. Dhe sipas raportimeve të mediave, ai nuk po udhëton thjesht. Salman do të udhëtojë me 500 ton valixhe, raporton CNN. Por nuk i ka të gjitha për vete. Mbreti udhëton i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish. Sipas agjencisë indoneziane të lajmeve, Antara, Mbreti Salman do të udhëtojë me hiç më pak se 1500 njerëz, përfshirë dhjetë ministra, 800 delegatë dhe 25 princa.