Londër, 19 shkurt – Duka dhe dukesha të Saseksit, Hari dhe Megan do të duhet të heqin dorë edhe nga “brendi mbretëror” pasi kanë vendosur të tërhiqen nga kështjella dhe të të bëhen financiarisht të pavarur.
Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë beson se nuk është e qëndrueshme Hari dhe Megani ta përdorin mbiemrin “mbretëror” në brendin e tyre.
Hari dhe Megani kanë shpenzuar dhjetëra mijë stërlina në faqen e re të internetit “Saseks rojal” që ta plotësojnë profilin e tyre të popullarizuar të Instargramit.
Hari dhe Megani kanë në plan ta regjistrojnë “Saseks rojal” si shenjë mbrojtëse për qëllime dhe aktivitete të ndryshme, duke përfshirë veshje, urime, libra dhe material për mësim.
Ndërmarrin hapa të themelojnë organizatë të re humanitare “Saseks rojal” Fondacion i dukës dhe dukeshës nga Saseksi, por tani është e qartë se do të duhet ta ndryshojnë emrin e Fondacionit. (koha.mk)