Londër, 23 janar – Mbretëresha Elizabeta e Dytë e nënshkroi propozim-ligjin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, i cili është përgatitur nga Qeveria e kryeministrit Boris Xhonson, me çka ai mori status të ligjit.
Nënkryetari i Dhomës përfaqësuese, Nejxhëll Evans sot i njoftoi deputetët për këtë akt.
Parlamenti britanik dje e miratoi propozim-ligjin për kushtet e Bregzitit.
Britania e Madhe do ta braktis BE-në në ora 23:00 më 31 janar. Pastaj fillon periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do t’i akordojnë marrëdhëniet e ardhshme tregtare.
Paraprakisht, Ministria e Financave e Britanisë së Madhe, kumtoi se ministri Saxhid Xhavid planifikon më 11 mars para Parlamentit ta prezantojë propozim buxhetin, i cili përmban “plane ambicioze” për zhvillimin e ekonomisë pas Bregzitit.(koha.mk)