Uashington, 10 janar – Mbretëresha Elizabeta e Dytë e ka lutur nipin e saj, princin Hari, të mos e publikojë kumtesën se ai dhe bashkëshortja e tij Megan, do të tërhiqen nga detyrat e larta mbretërore, para se të merret vesh me anëtarët e tjerë të familjes, por ai e ka injoruar kërkesën e saj.
Pas publikimit, është kumtuar se Pallati i Bakingamit, po tenton të përpunojë plan për princin Hari dhe bashkëshorten e tij Megan, (shtetase amerikane) pasi paralajmëruan se do të tërhiqen nga detyrat që ju takojnë si anëtarë të familjes mbretërore dhe pjesën më të madhe të kohës së tyre do ta kalojnë në Amerikën Veriore.
Megjithatë, siç transmeton Si-En-En, edhe pas paralajmërimit, Hari dhe Megan, ende dëshirojnë që njerëzit t’u drejtohen me “lartmadhëria juaj mbretërore”, dhe ende sillen si figura kryesore mbretërore dhe jetojnë në Frogomor, për të cilin tatimpaguesit në vjet paguajnë tre milionë dollarë për mirëmbajtje.
Princi Hari dhe Megan Markëll, të mërkurën e befasuan opinionin me vendimin se dëshirojnë të bëjnë jetë më të pavarur për të cilën shpresojnë që vetë ta financojnë.(koha.mk)