Kevin De Bruyne mund të jetë larg fushave për momentin i dëmtuar, por të paktën ka mundësinë të ndihmojë gruan e tij Michele Lacroix në shtëpi. Ylli i Manchester City-t shpreson të rikthehet sa më shpejtë, mbase që në derbin e 11 nëntorit. Dhe teksa po rikuperohet nga një dëmtim ligamenti në gju, të paktën mund të ndihmojë familjen e tij. Michele, 26 vjeç, është shtatzënë dhe çifti tashmë e ka një fëmijë, Mason, i cili është dy e gjysmë. Çifti i lumtur jeton së bashku që prej tetorit të 2014. Michele ka studiuar në Universitetin e Genkut në Belgjikë.