Londër, 16 mars – Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë i ka dhënë miratimin formal ligjit për Bregzit, apo për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, transmeton REL. Ligji u miratua të hënën nga të dyja dhomat e Parlamentit. Ai i mundëson kryeministres Tereza Mej të njoftojë Brukselin se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja. Njoftimin do ta pasojë një proces dyvjeçar i negociatave. Mej ka thënë se do ta nisë procesin në fund të këtij muaji.