Shkup, 11 prill – Pesë performanca operistike, një gala koncert operistik dhe një i baletit, dy ekspozita dhe dy promocione të librave, do të ofrojnë Mbrëmjet e 46-ta operistike të Majit.
Motoja është “E përkujtojmë Puçinin”, ndërsa, siç u tha sot në konferencën për shtyp në OBM, manifestimi do të fillojë me premierën e “Boemi”, tradicionalisht më 9 maj.
Mbrëmjet operistike të Majit do të vazhdojnë me “Toska” më 12 maj, më 15 maj është gala koncerti i baletit me mysafirë nga Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe BeH, më 19 maj është performanca e “Turandit”, ndërsa për më 22 maj është paraparë pjesëmarrje e Operës Shtetërore të Bosnjës me performancën e produksionit më të ri operistik “Dragoi nga Bosnja”.
Sipas drejtueses së Operës së Maqedonisë Bisera Çadllovska, më 23 maj do të mbahet koncerti operistik me rastin e 160-vjetorit të vdekjes së Xhakomo Puçini dhe 150-vjetorit të lindjes së Xhoakino Rosini.
Mbrëmjet operistike të Majit do të përfundojnë më 31 maj me performancën tradicionale “Aida” nën dirigjimin e Çadllovskës.
Pas prezentimit të programit të Mbrëmjeve operistike të Majit, OBM nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me kompaninë “Eurokimpeks” në kuadër të së cilit u nda edhe automjeti “pezho 3008”.