Shkup, 6 mars -Prej sot deri më 8 mars do të mbahet edicioni i dhjetë jubilar i “Mbrëmjeve për të drejtat e grave” në shenjë të temës së këtij viti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi “Mendo në mënyrë të barabartë, ndërto me mençuri, me inovacion për ndryshim!”.
Fokusi është tek lideret në industri, tek start-up-et të cilat bëjnë ndryshim, sipërmarrëset sociale, aktivistet dhe gratë inovatore, gjetjen e mënyrave përmes së cilave inovacioni mund t’i tejkalojë pengesat dhe ta përshpejtojë progresin ndaj barazisë gjinore.
Organizator i ngjarjes është Universiteti për Arte Audiovizuele EFTA Shkup, ndërsa ngjarja realizohet nën mbështetjen e Qytetit të Shkupit, me mbështetjen e UN Women – Trup i KB-së për barazi gjinore dhe përforcimin e grave, në partneritet me Institutin për studime gjinore – Fakulteti Filozofik Shkup dhe Ambasada e Suedisë në Shkup.
Programi do të zhvillohet gjatë tre ditëve 6 dhe 7 mars në Kinotekën e Maqedonisë dhe më 8 mars në Qendrën Kulturore për të Rinj (Galeria dhe Kinemaja Frosina). Hyrja për të gjitha tri netët është e lirë. (koha.mk)