Ohër, 7 gusht – Programi i edicionit të sivjetmë të “Verës së Ohrit” për sot ofron koncertin e Duetit “SoliPs”, me flautisten Elena Stojçevskën dhe kitaristin Roman Petion.
Dueti i formuar në vitin 2011 ka performuar në skena dhe festivale në Francë, Belgjikë, Çeki, Itali, Rusi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Nga performancat ndahen “Maskfest” në San Marino, “Forfest” në Kromeric, Festivalet internacionale “Dimri i Sarajevës” performanca në Muzeun Skrjabin në Moskë, performanca në Javën e Muzikës Klasike në Lavoar, në Muzeun e Artit në Bruksel etj.
Përbërja kamertale flaut – kitarë e tërheq vëmendjen e kompozitorëve që nga mesi i shekullit 20, nga koha e Astor Pjacolës dhe vepra e tij “Historia e Tangos”. Dueti “SoliPs” luan kryesisht muzikë të krijuar në shekullin 20 dhe 21 nga ana e kompozitorëve siç janë Doina Rotaru, Masimiliano Misieri, Toru Takemicu, Vensan Ero, Lorens Sheer apo Edison Denisov. Nga ana tjetër Dueti “SoliPs” gjithashtu, tregon interes për muzikën e cila është inspiruar nga folklori, dhe kështu veçanërisht kujdes u kushton veprave të Bella Bartokut, Dushan Bogdanoviqit, Mirosllav Tadiqit, Ravi Shankarit.
Në programin e koncertit të sontëm të caktuar për në orën 21 në Shën Sofia janë zgjedhur veprat e Xhulianit, Debisit, Pjacolës, Shankarit, Ravelit, Liobetit dhe Tadiqit. (koha.mk)