Festivali “Vera e Ohrit” vazhdon sonte me përmbajtje nga programi muzikor, me solo koncertin e kitaristit kosovar Drilon Çoçaj në kishën katedrale “Shën Sofia”.
Drilon Çoçaj me kitarën u njoftuan në moshën shtatë vjeçare në rrethin familjar. Më vonë u regjistrua në shkollën muzikore “Lorenc Antoni” në Prizren, ndërsa në vitin 2004 i regjistroi studimet e tij deridiplomatike në Akademinë e arteve në Prishtinë, në klasën e profesorit të njohur Xhevdet Sahatçia. Nën mentorimin e tij Çoçaj i përfundon edhe studimet pasuniversitare.
Në biografinë e tij Çoçaj shënon fitore në Garën internacionale për muzikantë të rinj “Ars Kosova” në Prishtinë, një sërë koncertesh soliste dhe kamertale në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Suedi, Mal të Zi, Gjermani, pastaj pjesëmarrje në festivale të ndryshme, si “Tingujt e kitarës”, në Tiranë, “Dam Fest” dhe “Re Muzikë” në Prishtinë, festivali i njohur “Shopen” në Poloni, Festivalin veror në Ulqin dhe tjetër. Shpesh mund të haset edhe si anëtar i jurisë së garave: “Ehat Musa” në Pejë, “Ars Kosova” në Prishtinë, si dhe në disa gara të kitarës në Tivat, Mali i Zi.
Drilon Çoçaj aktualisht punon asistent në Fakultetin për art në Prishtinë, profesor në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, gjithashtu në Prishtinë dhe në shkollën muzikore “Misbah & Friends”. Nxënësit dhe studentët e tij shpesh herë janë shpërblyer në garat internacionale. Janë të rëndësishme edhe kurset e tij si mjeshtër i kitarës që i mban në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.
Në program janë veprat e Johan Sebastia Bah, Fernando Sor, Abel Karlevaro dhe Manuel Ponse. Fillimi i koncertit është në orarin stadard nga ora 21.