Mund të kishte përfunduar në tragjedi por për fat të mirë nuk ndodhi asgjë dhe skuadra është shëndoshë e mirë. Oklahoma City Thunder kaloi një nga mbrëmjet më të errëta të vitve të fundit teksa humbi në fushën e Minnesota Timberwolves 119-116 por rrezikoi të përfundonte edhe më keq.
Stafi i klubit publikoi një foto gati gati të pabesueshme me hundën e avionit tërësisht të shkatërruar. Pas disfatës në Mineapolis, ekipi u nis drejt Chicagos për ndeshjen e radhës dhe në aeroportin e Ilionois ata kanë vënë re që hunda e mjetit fluturues ishte shkatërruar gjatë fluturimit. Nuk është ende e qartë çfarë a ndodhur në ajër, por klubi ka reaguar menjëherë duke kërkuar nga NASA që të sqarojë situatën duke theksuar gjithashtu se asnjë nga lojtarët nuk ka pësuar dëmtime.