Shkup, 21 tetor – Në Festivalin e xhazit në Shkup sonte do të ketë koncerte të dy emrave të njohur nga SHBA-ja – Mark Ribo me projektin “Jang Filadelfijas” dhe Stiv Kolmen me legjendarët “Fajf elements”. Saksofonistin amerikan Kolmen e përshkruajnë si “njeri të palodhshëm i cili vazhdimisht mëson, studion dhe vëzhgon”. Ai është njëri prej themeluesve të të a.q. M-Vase lëvizjes, në fazën e hershme të së cilit janë përfshirë edhe Greg Ozbi dhe Kasandra Uilson. Me grupin e tij afatgjate “Five Elements”, Stiv Kolmen ka bërë shumë albume, siç janë ato legjendare “Rhytm people”, “Black Science”, “The Thao of Mad Phat”, ndërsa nga periudha më e re “Functional Arrhythmias”. Gitaristi Mark Ribo, megjithatë, i cili do të performojë në pjesën e dytë të natës së koncerteve, është etabluar si kolos i kitarës, përmes punës në dekada, si muzikant i shoqëruar i Tom Uejts, Dajana Krol, Elvis Kostello, Ti-Boun Barnet, Kaetano Velozo, Robert Plant, Alen Ginsberg, Arto Linzi, David Silvian … Në terminin e mesnatës në Densing sallën e QKM-së do të performojë Antoni Xhozef, poet, shkrimtar, muzikant dhe ligjërues. I lindur në Trinidad, ndërsa jeton në Britani të Madhe. Bashkon soul, fank dhe melodi karaibe. Albumi i tij i fundit është “Caribbean Roots”, i publikuar në vitin 2016, i cili sipas kritikës është “rikthim pa kompromis në rrënjët”.