Shkup, 2 prill – Disa meshkuj të panjohur mbrëmë rreth orës 01:20 në parkun e qytetit në Shkup kanë sulmuar A.N.(23) nga Prilepi dhe S.B.(23) nga Shkupi.
Siç është theksuar në buletinin e policisë të dy personat përderisa kanë shëtitur janë ndaluar prej disa meshkuj, të cilët ju kanë kërkuar para.
Në atë moment S.B. ka arritur të ik dhe rastin e ka paraqitur në stacionin policor, ndërsa A.N. është sulmuar fizikisht. Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.