Shkup, 22 gusht – Arrestimi i Katica Janevës, prokurores speciale e cila tashmë është e dyshuar për rastin “Reketi” dhe shqiptimi i paraburgimit 30 ditësh, ka mbledhur organet më të larta të LSDM-së nën drejtimin e kryeministrit Zoran Zaev.
Kreu i qeverisë paraprakisht ka thënë se çdo kush që mund të ketë gabuar do të përgjigjet para ligjet.
Burime brenda LSDM-së konfirmojnë për Alsat se Kiril Kolemishevski do të jetë zv/ministër i ri i Ekonomisë, ndërsa pritet që Nina Angellovska të propozohet si ministre e re për Financa.