Mblidhen 50 mijë euro, Tuana niset për kurim nesër drejt Italisë, Elvis Naçi: Zot shëroje!

67

Elvis Naçi ndau sot lajmin e mirë, për mbledhjen e fondeve dhe kurimin e një vajze, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë.

Për kurimin e vajzës fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi, mblodhi 50 mijë euro dhe ajo nesër do të niset drejt Italisë.

“Faleminderit të Madhit Zot dhe pastaj të gjithë Shqiptarëve për mbledhjen e 50 mijë eurove për Tuanën, nesër ajo niset për në Itali. Zot shëroje dhe begatoi të gjithë Shqiptarët që e ndihmuan. Amin”, shkroi Elvis Naçi në mesazhin e tij, shoqëruar me foton e vajzës.

Praktika e mbledhjes së fondeve, në rastet e sëmundjeve të rralla që për kurim kërkojnë shumë para që nga ana tjetër nuk i përballon familja, është e njohur edhe në botën e zhvilluar.

Comments are closed.