Në selinë e Interit janë mbledhur të gjithë drejtuesit e klubit, ku po presin takime të njëpasnjëshme, që do të konkretizojnë edhe lëvizjet në merkato.
Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë idetë e qarta pas takimit të djeshëm me trajnerin Antonio Conte dhe në këtë momente po kryejnë takim me agjentin Alessandro Beltrami, me të cilin do të rafinojnë të ardhmen e Nicolo Barella, që pritet të mbyllet marrëveshja për kalimin në Milano, si zikaltër.
*Alessandro Beltrami (agjenti i Barella dhe Nainngolan) në zyrat e Interit!
Në anën tjetër do të diskutohet dhe vlerësohet qëndrimi i Radja Nainngolan, i ardhur para një viti tek Inter, por Conte mund ta nxjerrë jashtë skuadrës zikaltër. Për këtë, do të ketë edhe një temë diskutimi me agjentin e tij, për të vendosur përfundimisht qëndrimin e klubit ndaj mesfushorit belg.
#Inter, #Perisic arriva in sede: come a gennaio senza il procuratore, ma questa volta fonti vicine al club assicurano sia per questioni legate ad alcuni sponsor pic.twitter.com/8J6TdAVsc7
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 13, 2019