Përkrahje për të gjitha shoqatat qytetare dhe organizatat e personave me pengesa, paralajmëroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Siç kumtoi Ministria, Carovska mbajti mbledhje punuese me përfaqësues të 10 shoqatave të qytetarëve të cilët punojnë në sferën e përparimit të të drejtave të personave me pengesa, me qëllim që të njoftohet me aktivitetet e tyre programore. E potencoi rëndësinë e raportit të fuqishëm partner dhe pjesëmarrjes aktive të personave me pengesa dhe familjeve të tyre për përparimin e pozitës së personave me pengesa deri te pozita e qytetarëve të barabartë, të cilët do t’i kënaqin të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri.
“Personat me pengesa do të kenë mundësi që përmes participimit aktiv të marrin pjesë në marrjen vendimeve dhe në bazë të njohurive, mendimeve, kërkesave dhe sugjerimeve të marra, do të qasemi ndaj përgatitjes së vendimeve cilësore ligjore dhe programeve që do të kontribuojnë për përparimin e të drejtave dhe dinjitetit të fëmijëve me nevoja të posaçme edukativo-arsimore dhe personave me pengesë, si dhe qasje sistematike ndaj zgjidhjes së nevojave dje problemeve të personave me pengesa të secilit lloj”, tha Carovska.