SHkup, 5 korrik – Në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt mbledhje konstituive e Komisionit për falje, trup punues në të cilin mori pjesë presidenti Stevo Pendarovski.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, kryetar i Komisionit është ish-gjykatësi në Gjykatën supreme, Sabit Kranli, ndërsa anëatrë janë prokurori publik, Ljubomir Joveski, avokati i shtetit Fehmi Stafa, kryetar i odës së avokatëve Ljubomir Mihallovski, profesori universitar Temellko Ristevski, ish-gjykatësi në Gjykatën supreme, Safet Aliu, gjykatësi në pension, Bozhin Avramovski, mjekët Eroll Rushid dhe Zora Mitiq, Urania Pirovska nga Komietti i Helsinkit për të drejta të njeriut dhe Biljana Petkovska nga Instituti i Maqedonisë për mediume.
Presidenti Pendarovski, duke iu dëshiruar punë të suksesshme, tha se gjatë zgjedhjes së anëtarëve të komisionit është udhëhequr nga biografitë e tyre të jashtëzakonshme dhe përvoja e tyre e pasur profesionale, kumtoi Kabineti i presidentit.