Me fillim në ora 17, sot (e premte) në Fakultetin Filologjik të Universitetit të “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, me një mbledhje komemorative do ta përkujtojë prof. dr Xhevat Gegën, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Profesor Xhevat Gega tërë jetën ia kushtoi arsimit shqiptar, duke qenë jo vetëm si një pedagog i shkëlqyeshëm, por duke qenë edhe autor i shumë teksteve për nevojat e nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Ai do të mbetet i paharruar sidomos për ABETAREN e tij, e cila edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një nga veprat me të mira për mësimin e shkronjave dhe mësim – lexim në gjuhën amtare.