Shkup, 8 prill – Në Shtëpinë e kulturës në Komunën e Kisella Vodës u mbajt komemoracion me rastin e vdekjes tragjike të ish-kryetares së Komunës, Biljana Beliçanec.
Për karakterin dhe veprën e Biljana Beliçanec folën edhe kolegët e saj, aktorët Dejan Liliq dhe Vesna Petrushevska, si dhe kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski.
Gjatë komemoracionit u lexuan edhe telegramet ngushëlluese nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev.
Biljana Beliçanec ishte aktore e njohur maqedonase dhe kryetare e Komunës së Kisella Vodës prej vitit 2013 deri në vitin 2017. (koha.mk)