Shkup, 11 qershor – Komisioni i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore dje dhe sot e mban mbledhjen e 14-të, e cila është e treta nga pesë të paraparat për këtë vit.
Në mbledhjen e fundit, të 13-të të Komisionit të përzier, të mbajtur më 23 dhe 24 prill në on-llajn format, nuk është arritur kurrfarë rezultati, ndërsa u bisedua për librat maqedonase për klasën e shtatë, ndërsa tema Goce Dellçev as që është hapur me kërkesë të palës bullgare.
Siç deklaroi atëherë Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit të Maqedonisë së Veriut në Komisionin e përbashkët, të dy palët kanë mbetur në pozita të njëjta dhe shkaku kryesor që nuk ka rezultat, është perspektiva e ndryshme në shekullin e mesëm, si dhe dallimet e mëdha në qasjen në tejkalimin e llojit të tillë të kontesteve.
Pas përfundimit të mbledhjes dyditore, pritet të publikohet kumtesë për rezultatin nga ky takim i Komisionit të përzier ekspert.