Komisioni shtetëror zgjedhor sot do të mbajë mbledhje në të cilën, mes tjerash, duhet të shqyrtojë kërkesa për marrje të autorizimeve për vëzhgim të referendumit më 30 shtator. Kërkesa të tilla janë parashtruar nga Televizioni shtetëror suedez, SVS lajme – Australi, Agjencia e lajmeve Bllumberg njus – Britani e Madhe, Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, Misioni i OSBE-së në Shkup, Radio televizioni austriak, Shtëpia e produksionit Vijs – SHBA, Asoshiejted Pres, OSBE ODIHR (plotësim), Ambasada e Francës, Al Xhezira – Gjuha angleze dhe Al Xhezira – Ballkan. Anëtarët e KSHZ-së duhet t’i shqyrtojnë edhe propozim vendimet për vënie jashtë përdorimit të vulave të përdorura nga këshillat zgjedhorë, propozim-vendimin për përcaktimin e formës së 39 vulave me numër të vendvotimit që i shfrytëzojnë këshillat zgjedhorë, ndërkaq të cilat janë lënë jashtë përdorimit, Propozim procesverbalin për grumbullim të të dhënave për jehonë të votuesve në bazë të gjinisë, si dhe informatën nga takimet e mbajtura të punës së KSHZ-së.