Shkup, 27 shkurt – Në Sofje dje dhe sot u mbajt mbledhja e rregullt e Komisionit të përzier për ruajtje, mirëmbajtje, rinovim dhe shënim të linjës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shtetëror maqedono-bullgar.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, delegacionin e Maqedonisë e ka udhëhequr sekretari shtetëror në MPJ dhe kryetari i Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin e përzier Viktor Dimovski.
“Në mbledhje ishin shqyrtuar aktivitetet e realizuara në lidhje me përpunimin e dokumentacionit kufitar nga Piramida kufitare 72 në Piramidën kufitare 106, si dhe aktivitetet për pastrimin e kryer të pjesës së rrugës 3 metra nga kufiri shtetëror i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe përcaktimi i piramidave kufitare dhe koordinatave dhe linja kufitare nga Piramida kufitare 1 deri në Piramidën kufitare 50, ndërsa njëherit ishin dakorduar edhe aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren nga ana e Komisionit të përzier në vitin 2019”, citohet në kumtesën e MPJ-së.
Mbledhja e ardhshme e Komisionit të përzier për ruajtje, mirëmbajtje, rinovim dhe shënim të linjës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shtetëror maqedono-bullgar do të mbahet në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)