Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Komisioni për arsim, shkencë dhe sport organizon debat publik për Propozim ligjin për arsimin e lartë. Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë propozim-vendimet për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të KD të Agjencisë për aviacion civil, për ndryshim të Vendimit për themelim të grupeve të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera, si dhe ndryshimi i Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve kuvendore. Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të debatojnë për propozim-ligjet për ndjekje të komunikimeve dhe për Agjencinë operative-teknike, në lexim të dytë, si dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për armët, në lexim të parë. Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.