Muaji nëntor do të bëj bashkë për herë të tretë dy qeveritë shqiptare, atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Pas takimit që u mbajt më 11 janar në Prizren dhe atij më 23 mars në Tiranë, kabinetet qeveritare do të zhvillojnë mbledhjen e radhës në fund të nëntorit, shkruan Indeksonline.
Njoftimin për takim e ka bërë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli pas një bisede që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Kufij evropian midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Km Rama”, shkroi ai në Facebook.
Derisa Rama ka bërë të ditur se kjo mbledhje do të zgjas dy ditë. Ditëna e parë në Korçë më 27 nëntor për të vazhduar me 28 në Vlorë, për ndër të flamurit. Zëdhënësi i AAK-së, Arbër Vllahiu ka thënë për Indeksonline se me kohë do të vendoset mes dy qeverive për mbarëvajtjen e mbledhjes së radhës. “Hollësitë do të harmonizohen,ndërkohë,ndërmjet dy qeverive. Por, fillimisht, kryeministri Haradinaj ka nisur një agjendë të ngjeshur të reformave në vend dhe aktualisht I gjithë fokusi është në shtimin e dinamikës së brendshme”, ka thënë shkurt Vllahiu.